FUTBOLL BOTA

Hidhet shorti për Champions League, Vllaznia përfundon në grupin e ‘ferrit’. Ja kundërshtaret …

Vllaznia e Shkodrës ka arritur të shkruaj historinë e futbollit shqiptar, pasi është bërë skuadra e parë shqiptare që merr pjesë në fazën e grupeve të Champions League

Skuadra shqiptare tanimë ka mësuar edhe emrat e kundërshtarëve në grupet e garës më të madhe evropiane për klube, Chempions League në konkurrencën e femrave.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për femra, aty ku merr pjesë edhe Vllaznia, skuadra kampione e Shqipërisë.

Shkodranet ndodhen në Grupin A dhe kanë peshkuar kundërshtarë shumë të fortë.

Së bashku me Vllazninë ndodhen edhe tre gjigantë evropianë si Chelsea, PSG dhe Real Madrid.

Ndërkohë në Grupin B janë ekipet si Wolfsburg, Slavia Praga, St Polten dhe Roma.

Në Grupin C janë francezet e Lyon, Arsenal, Juventus dhe Zurich. E në Grupin D dhe të fundit ndodhen ekipet e femrave si Barcelona, Bayern Munich, Rosengard dhe Benfica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button