Superliga Shqiptare
Dalin në shitje biletat për ndeshjen KF Tirana – KF Laçi, ja ku do të luhet dhe çmimet e biletave

Kompania T-Ticket këtë të mërkurë lajmëron se ka nisur shitja e biletave për përballjen e javës së shtatë të Abissnet Superiore mes KF Tirana dhe KF Laçi.
Bardheblutë e kryeqytetit vijnë me moralin lart pas fitores 2-0 në derbin kundër Partizanit, ndërsa miqtë kurbinas të Laçit vijnë me qëllimin e vetëm për të rregulluar pozitat në kalendarin e Superligës Shqiptare.

Kryeqytetasit kanë njoftuar çmimet për këtë ndeshje, ku biletat e tribunes A dhe B do të kushtojnë nga 1.000 lekë, ndërsa tribunat e tjera D, E, F dhe ajo e miqve H do të kushtojnë nga 300 lekë.